Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne po i afrohet gjithnjë e më shumë lamtumirës. Sulmuesi napolitan u takua dje me ultrasit e skuadrën në Fuorigrotta, ku e la veten të kalonte në një moment të thellë emocioni.

Pavarësisht kontrasteve dhe konflikteve të llojeve të ndryshme që kanë ndjekur njëra-tjetrën ndër vite, Lorenco “i Madhërishmi” është dhe do të jetë gjithmonë një simbol i Napolit dhe napolitizmit dhe ky është mesazhi i fortë që ai donte t’u linte fansave të tij.

LEXO EDHE:
Futbollisti më i mirë, Premier League lë jashtë Cristiano Ronaldon
Ja fjalët e tij: “Dua t’ju falënderoj për gjithçka që më keni dhënë – tha Insigne, siç raportohet nga TuttoNapoli – dhe e përsëris se Napoli do të mbetet gjithmonë shtëpia ime edhe nëse nuk do të jem më atje në fund të sezonit. Sa herë të mundem, do të kthehem në qytetin që do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Nuk e fsheh që kam tre ditë që qaj, shikoj stadiumin dhe emocionohem. Ka qenë shtëpia ime për dhjetë vjet, jam i lumtur të festoj me ju të dielën dhe shpresoj se gjithçka të shkojë mirë. Unë gjithmonë do ta mbaj Napolin në zemrën time”.