Imazhet satelitore për mbejtje mortore dolën të pavërteta, ndërpriten punimet në Shtaval

Imazhet satelitore kishin ngritur dyshime për mbetje mortore të personave të zhdukur.

Bazuar në to, më 10 maj kishin filluar gërmimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.

Por, tash pas 16 ditëve, puna është ndërprerë.
Arsyet i tregon udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.

Sipas Garës, komisioni kosovar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar pret sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë.

Në anën tjetër, kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini ka kritika për delegacionin e Kosovës që e udhëhoqi këtë proces.

Në ditën e parë të gërmimeve në Shtaval, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Mjeku Ditor Haliti nga ky institucioni tregon lokacionet se ku janë kryer gërmimet.

Në Kosovë ende vazhdon të mos dihet fati i mbi 1.600 të zhdukurve që nga lufta e vitit 1998-1999.