Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka kërkuar mbështetje për Shaip Kamberin për të siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë.

Ai i ka ftuar votuesit shqiptarë në qendrën numër 6 të Tërnocit të dalin masivisht për ta mbështetur Kamberin, që është kandidati i vetëm për të përfaqësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi.

“Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe ‘Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës’, për herë të tretë, kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë. Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit”.

“Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe ‘Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë’”, ka shkruar Meta në Facebook.