I jashtëzakonshmi Jose Mourinho bëhet trajneri i parë në histori që fiton të gjitha garat evropiane

AS Roma në krye me trajnerin portugez, Jose Mourinho, ka arritur të fitoj trofeun e Conference League kundër Feyenoordit në stadium madhështor “Air Albania” në Tiranë.


Mourinho bëhet trajneri i parë në histori që fiton të gjitha garat evropiane.

Së pari ka fituar UEFA Cup me skuadrën e Portos në sezonin 2002/03, gjithashtu edhe Champions League në sezonin 2003/04.

Me skuadrën e Milanit, ka arritur të fitoj Champions League në sezonin 2009/10.

Ndërsa në sezonin 2016/17, arriti të fitoj European League me Manchester United.

Kurse tani me skuadrën italiane, AS Roma, arriti të fitoj edhe trofeun e Conference League.

Mourinho deri më tani ka arkëtuar plotë 25 trofe të ndryshme si trajner.