Humb jetën nga hepatiti akut një fëmijë në Meksikë

Autoritetet meksikane konfirmuan të premten vdekjen e parë të fëmijës në vend nga hepatiti akut. Është gjithashtu vdekja e parë e njohur prej tij në Amerikën Latine, pasi rastet vazhdojnë të rriten në botë.


Tre vjeçari nga Idalgo u shtrua në një spital në kryeqytet, ku ndërroi jetë këtë javë, thanë autoritetet shëndetësore.

Hepatiti nuk është i pazakontë tek fëmijët, por mjekët kanë vënë re së fundmi një rritje shqetësuese të rasteve të inflamacionit shumë të rëndë të mëlçisë tek fëmijët nën moshën pesë vjeç. Në nivel global, numri i të vdekurve tani ka arritur në shtatë. /abcnews.al