Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar veprimtarin e shquar Ukshin Hoti i cili tash e 23 vite është i zhdukur.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Ukshin Hoti formësoi mendimin politik shqiptar, promovoi etikën në politikë dhe mbetet shembull për elitat politike të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Madhështia e tij na bënë të vegjël.

Të përulur me respekt, në shtëpinë muze të Ukshin Hotit, kujtojmë intelektualin, kryengritësin, rrezatuesin mbi injorancën dhe zërin moral të shoqërisë shqiptare.

Ukshin Hoti formësoi mendimin politik shqiptar, promovoi etikën në politikë dhe mbetet shembull për elitat politike të shqiptarëve.

Në nderim të veprës së tij jetësore, sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Gjithashtu, sot nderuam gruan me të cilën jeta ishte shumë e padrejtë. Fahrije Hoti i rezistoi sfidave të luftës dhe paqes, e tregimi i saj dhe grave krushjane, tregim i rezistencës, solidaritetit e ndërtimit të jetës, i paraqitur artistikisht në filmin “Zgjoi”, u propozua për çmimin Oscar.

Zonja Fahrije, u nderua me titullin “Evropianja e vitit 2022”, në Ditën e Evropës. Në nderimin e veprës së saj jetësore, sot u bashkova dhe unë.