Gjeti çantën me 1000 euro, habit me gjestin emigranti i papunë në Itali

Edhe pse i papunë dhe pa para, pasi gjen një çantë me 1000 euro brenda, emigranti zemërartë bën gjestin human.


Një azilkërkues pakistanez në Itali gjeti një çantë të humbur në një rrugë në Firence, brenda së cilës kishte 1000 euro.

Edhe pse 30-vjeçari ishte i papunë, vendosi të shkonte në një nga komisariatet e policisë dhe ja dorëzoi personelit të rojës.

Agjentët më pas ia kthyen pronarit, një tjetër emigrant, i cili kishte humbur çantën në via Baracca.

Gjesti i ndershmërisë së 30-vjeçarit u vlerësua nga punonjësit e policisë.

“Kur pashë çantën në tokë mendova menjëherë se duhej t’ia ktheja pronarit, nuk mund të bëja ndryshe”, tha ai.