Analisti Shkëlzen Gashi e quan “katastrofë” qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Ai është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, i pari i VV’së s’do të marrë votat që e sollën në pushtet. Por, Gashi veçon qeverinë Kurti I, për disa arsye.

“Mua qeveria Kurti I mu ka dok më mirë sesa qeveria Kurti II. Në vetvete kështu dy dyja janë katastrofë sepse mungon vizioni, mungon programi. Programi është tërësia e projekteve. Këta nuk kanë as program, as projekte, i kanë do ide qaty”, tha Gashi në Pressing.

“I marrin do vendime, nuk e këqyr kush a po zbatohen a jo. S’ndryshon kurgjo. Veç “na nuk vjedhim”, vetëm kaq është”, shtoi ai.

“Kurti I u kon më mirë, a e din pse? Për shkak të motivit edhe konkurrencës. Motiv për shkak se i ka pasur 25 për qind e ka synu me i bo 50 edhe konkurrencë në mes të dy partive. U kon shumë më mirë sesa tash”, tha Gashi.

“Ky tash po fluturon, në gjendje ekstazie. Ne s’kemi mujt me zbrit si qytetarë, ky tu fluturu. Ne ia hupëm komunat e mëdha edhe ai prapë nuk ra në tokë”, theksoi Gashi.