Ish zëvendës drejtori i ESM nga rradhët e BDI, Fatmir Limani pasi ushtroi pushtet dhe funksione bashkë me privilegjet si anëtar i devotshëm i BDI, u largua nga kjo parti pasi që u refuzua që të kandidon për kryetar të Kërçovës në zgjedhjet lokale.

Marrim vesh që Fatmir Limani ka dërguar porosi dhe ka lobuar që BDI të bëj koalicion me VMRO në vitin 2020 pas zgjedhjeve lokale, me porosi direkte të ish shefit të tij Hristijan Mickovski.

Limani njifet si eksponenti më i madh i VMRO te shqiptarët, por me përpjekje të dështuara.

Limani ka qenë zëvendes i Mickovskit dhe anjëherë nuk e ka fshehur afërsinë e tij personale me VMRO dhe Mickovskin si dhe dialogun e përhershëm me VMRO.

Pas debimit nga BDI, Limani, në koordinim me VMRO, rrezikoi fitoren e shqiptarëve në Kërçovë, por dështoi në mënyrë spektakolare duke mos u klasifikuar as në rrethin e dytë.

Se fundmi, Limani ka aderuar në Besa, me gjasë me porosi të vet ish shefit te tij Micoovski, duke vazhduar agjendën e VMRO për të dëmtuar faktorin politik shqiptar, por sipas sondazheve, përkrahja për këto përpjekje të LImanië është minimale dhe Besa po dështonnë secilin sondazh dhe në menaxhimin me Tetovën që solli deri tek zgjedhjet e parakohëshme për Këshill dhe padia eventuale për Kasamin.