Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e djeshme në Kaçanik

Policia ende nuk ka arritur të kap autorët e vrasjes së Hasan Berishajt në Kaçanik, ndërkohë që vëllai i tij, Kastriot Berisha, mbeti i plagosur.


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, tha për Klankosova.tv se njësitet po e bëjnë punën e tyre në terren, por që ende nuk kanë arritur në gjurmë konkrete.

Pasditen e së martës, në Kaçanik, vëllezërit Hasan dhe Kastriot Berisha u sulmuan me armë. Plumbave nuk u shpëtoi Hasani, ndërsa vëllai i tij, Kastrioti, me lëndime të rënda, është dërguar në QKUK.