Elon Musk ka kushte për blerjen e Twitter-it

Duket se rrjeti social Twitter duhet të plotësojë një kusht që miliarderi Elon Musk të finalizojë marrëveshjen për blerjen e rrjetit social prej 44 miliardë Dollarësh. Musk ka deklaruar se nuk do të finalizohet nëse nuk vërtetohet se llogaritë fiktive përbëjnë 5% të llogarive totale në këtë platformë.


Përmes një postimi në Twitter, Musk ka bërë me dije se oferta e tij ka qenë duke besuar se regjistrimet e kompanisë kanë qenë të sakta. Nga ana tjetër shefi ekzekutiv i Twitter-it ka refuzuar të tregojë fakte se nën 5% e llogarive janë fiktive. Pas pezullimit të ofertës për afat të shkurtër kohor, Musk ka thënë se dyshon që llogaritë fiktive në këtë rrjet social përbëjnë 20% të totalit të përdoruesve, në krahasim me pretendimet e Twitter-it.

“Ju nuk mund të paguani shumën e njëjtë për diçka që është shumë më e keqe sesa është pretenduar”, ka thënë ai në një samit në Majami më 16 Maj.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Twitter, Parag Agrawal, ka thënë se vlerësimet e brendshme për llogaritë fiktive në katër çerekët e fundit, flasin për llogari të tilla nën 5%. Megjithatë, ai ka thënë se raportet nuk mund të nxirren në publik, pasi për të verifikuar nëse një llogari është fiktive, nevojiten informacione publike dhe private.
Musk nuk është pajtuar me këtë deklaratë.