E FUNDIT/ “Zbërtheu” bandat, Nuredin Dumanit i jepet masa e sigurisë në spital

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e “arresti ne burg” Nuredin Dumanit në ambientet e spitalit. Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan.

Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani ishte personazhi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare në vitet e fundit.

Pas arrestimit ai ra treguar gjithçka për prokurorët e SPAK. Rrëfimet e tij çuan në zbërthimin e tetë bandave të rrezikshme kriminale në vend.