Di Maria përshëndetet me lojtarët e PSG – do të largohet në fund të sezonit

Angel Di Maria është përshëndetur me shokët e skuadrës pasi në verë do të largohet nga Paris Saint German.


Përmes një postimi në rrjetin social, argjentinasi e ka falënderuar klubin francez, teksa këtë mbishkrim e ka shoqëruar me një foto në seancën stërvitore me të gjithë skuadrën.

Futbollisti erdhi te klubi francez në vitin 2015, pas një eksperience të dështuar me Manchester Unitedin paraprakisht, transmeton lajmi.net.

Lojtari bëri paraqitje të mira me kryeqytetasit e Francës, anipse nuk arriti asnjëherë të triumfonte në kompeticionin më të madh për klube, Champions League.

Brenda kësaj kohe me PSG-në ai e fitoi pesë herë titullin kampion në Francë dhe katër herë fitues i Kupës së Francës.

Marketing