“Dezinformatat për luftën në Ukrainë vijnë kryesisht nga fqinji ynë verior”

Analisti Vladimir Petreski i ftuar sonte në “Click Plus” në TV21 theksoi se dezinformatat për luftën në Ukrainë vijnë kryesisht nga fqinji ynë verior. Sipas tij, janë marrë dezinformata:

“Tradicionalisht, lidhjet e informacionit me fqinjin verior kanë ekzistuar dhe ekzistojnë prej kohësh dhe me ato lidhje informacioni vjen edhe keqinformimi. Tashmë ka kohë që janë krijuar kanale për dezinformata që ekzistojnë me vite të tëra”, tha Petreski.