Në autostradën Tetovë – Gostivar sot rreth orës 19, është lënduar rëndë një banor i Zherovjanit, pasi që ka dalë me automjetin nga rruga. Incidenti ka ndodhur tek kryqëzimi për Zherovjan, ndërsa automjeti është përplasur në një shtyllë betonike.

“Automjeti rrugor motorik “folksvagen golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga I.A. (4() nga Zherovjani e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi I.A. i cili ka qenë vet në automjet, ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit ka kryer ekspertizë një ekip e SPB Tetovë”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Për ta nxjerri të lënduarin nga automjeti janë thirrur zjarrfikësit nga Tetova.