Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Austri.

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë është aksidentuar në afërsi të Salzburgut të Austrisë.

Nga ky aksident u lënduan 20 persona, ndërsa tre prej tyre raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe shoferi i autobusit, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave austriake, në deklaratën e tij për policinë shoferi kishte deklaruar se sapo ka parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur dhe në atë momenti kishte dalë përballë një kantier i ndërtimit.

Shoferi gjithashtu theksoi se nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit dhe kësisoj është përplasur.

Media austriake ORF, theksoi se nuk dihet nëse ai i kishte respektuar rregullat e pushimit.

Pas aksidentit, autostrada A1 kishte qenë e bllokuar për disa orë radhazi.

Lidhur me këtë aksident janë deklaruar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku është theksuar se vetëm një prej të lënduarve po vazhdon të mjekohet në spitalin shtetëror të Strazburgut dhe se të tjerët janë liruar.