Këngëtarja, Era Istrefi ka paralajmëruar fansat se projekti i ri muzikor i saj titullohet ”Tkrkt”.

Teksa artistja dje i ka pyetur fansat se kur dëshirojnë që ajo të publikojë projektin e ri, sot Era ka ndarë një sekuencë të shkurtër të këngës së re, ku edhe ka treguar se kënga do të publikohet nesër.

”TKRKT nesër 16:00”, ka shkruar artisja krahas videos.

Ndërkaq, ”Bebe” mbetet projekti i saj paraprak të cilin e ka publikuar më 31 mars dhe deri më tani numëron mbi 16 mijë klikime në ”Youtube”.