Kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka refuzuar kërkesën e Degës së Studeniçanit për drejtësi dhe respekt në raport me anëtarët dhe votuesit e sinqertë të Karshiakës- të cilët 7 vite me radhë kanë përkrahur me besnikëri këtë strukturë politike, duke shënuar fitore në nivel komunal në disa cikle zgjedhore.

Me këtë rast A.G nuk ka treguar as vullnet minimal për tu takuar me përfaqësuesit legjitim – të deleguar nga kjo Degë. Takim ky ku A.G do të duhej të zotohej se do të respektoj kuadrot e Karshiakës, duke ju dhënë mundësi të barabarta që të kontribuojnë me potencijalin e tyre profesional në institucionet e ndryshme shtetërorë.
Për këto arsye Dega e Studeniçanit, në mbledhjen e mbajtur me datë 8 Maj 2022, unanimisht ka marë vendim që t’i ngrij të gjitha aktivitetet dhe të mos mar pjesë në Kongresin e Alternativës.