“Dashuria nuk njeh moshë”/ 19-vjeçari i propozon për martesë gruas 76-vjeçare: Premtimi ynë (VIDEO)

E dëgjojmë shpesh fjalinë ‘dashuria nuk ka moshë’ por duket se në rastin e këtij çifti italian merr kutimin e plotë.


Një grua 76-vjeçare është bërë e famshme në Tik-tok për shkak të lidhjes së saj të pazakontë me një 19-vjeçar.

 

Sipas “The Sun”, djaloshi Giuseppe D’Anna eka shokuar rrjetin pasi zbuloi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij,  plot 56 vjet më e madhe. Në një klip, që është parë mbi 16 milionë herë në rrjetet sociale, i riu shihet duke u ulur në gjunjë dhe tullumbace të mëdha në formën e një zemre shoqërojnë pamjes pas tij, teksa ai i propozon të dashurës.

“Premtimi ynë”, shkruhet krahas videos virale, ndërsa në një prej fotove Giuseppe shoqëron bashkëshorten e tij të ardhshme, e cila mban në duar një trëndafil. 19-vjeçari, gjithashtu ka ndarë me ndjekësit një imazh të një unaze mahnitëse.

“Dhe ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë”, thotë ai pavarësisht reagimit të ndjekësve që i komentojnë se e moshuara është në moshën e gjyshes së tij.