“Çudit nëna e Mbappes”: Kemi marrëveshje me PSG dhe me Real Madridin

E ardhmja e Kylian Mbappes është kryetema e mediave botërore.Mbappe ende nuk ka rinovuar me PSG dhe thashethemet për një kalim te Real Madridi nuk kanë të ndalur.
Nëna e yllit francez, Mbappe, ka folur në lidhje me të ardhmen e djalit të saj.Ajo thotë se Mbappe ka arritur marrëveshje me PSG dhe Real Madridin, por tanimë është në dorën e tij të vendos ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
“Negociatat kanë përfunduar, kemi një marrëveshje me Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin. Tani i takon Mbappe-s të vendosë”, tha Fayza Lamari për Kora Plus.