Covid-19, 83 raste të reja, 79 pacientë të shëruar

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 1430 analiza dhe janë regjistruar 83 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja janë regjistruar 13 ri-infeksione. Janë regjistruar gjithashtu edhe 79 të shëruar, prej të cilëve 37 në Shkup.

Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, janë regjistruar 2 persona të vdekur nga Shkupi dhe Strumica, një person ka ndërruar jetë në shtëpi dhe një në spital. Personat kanë vdekur në periudhën prej 28 prill deri 12 maj të këtij viti. Aktualisht në vendin tonë ka 535 raste aktive.