Burri ndahet nga gruaja për refugjaten 22-vjeçare nga Ukraina që erdhi të jetojë me ta
Një baba i dy fëmijëve nga Britania e Madhe, ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me një refugjate ukrainase 22-vjeçare, e cila erdhi të jetonte me ta për t’i shpëtuar luftës.

Tony Garnett, 29 vjeç dhe partnerja e tij Lorna, 28 vjeç, morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë martesa e tyre në dukje e lumtur, u prish pasi ai u arratis me refugjaten ukrainasr.

Roja i sigurisë, i cili jeton në Bradford, West Yorkshire, thotë se ka rënë në dashuri me 22-vjeçaren dhe dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me të.

Sofiia, e cila u largua nga qyteti i Lviv në Ukrainën perëndimore, tha se ajo “e dashuroi” Tonin sapo e pa atë dhe se dyshja po jetojnë “historinë e tyre të dashurisë”.

Duke pranuar dhimbjen që kjo do t’i shkaktojë Lornas, Toni tha se ai “ka zbuluar një lidhje me Sofian siç nuk e ka pasur kurrë më parë”, duke shtuar se ata “e dinë se kjo është diçka e drejtë për t’u bërë”.

Familja e kishte marrë Sofian për të ndihmuar të ikurit ukrainas nga pushtimi rus, teksa Toni i tha The Sun se “dëshironte të bënte gjënë e duhur” dhe se ajo ishte personi i parë që kontaktoi në një faqe në Facebook ku i ofroi strehimin për një refugjat