Bilalli si Teuta, në këto ditë të nxehta i le tetovarët pa ujë, lagja “Vanvardarska” 3 javë pa ujë

Administratë e re me probleme të vjetra në Komunën e Tetovës.Qytetarët nuk merren më me Teuta Arifin për shkak të problemeve me ujin sepse ajo nuk është më në kreun e Komunës më të madhe shqiptare shkruan Tetovasot .Por është Bilall Kasami që premtimet e tij i la në harresë dhe sërish banorë të disa lagjeve në Tetovë vazhdojnë në këto temperatura të larta mos kenë ujë për disa javë .
” Nuk kemi tre javë ujë e tërë lagja vanvardarska në këto ditë të nxehta paramendoni ska ujë. Ky po del ma i keq se Teuta, ajo humbi shkaku i keqmenaxhimit, ky s’do arrije as dy vjet dhe tetovarët do ta largojnë nga Tetova” shprehet një banor për TS i vanvardarskës. Sipas tij ai erdhi me premtime të mëdha por në fund veç po rren përcjellë Tetovasot
Ndryshe në Komunën e Tetovës janë punësuar 200 militant të Lëvizjes BESA që nuk punojnë asgjë, por marrin rroga njejtë si në kohën e Teuta Arifit. TS dje shpalosi se si disa të punësuar me vendime pune, nuk punojnë në komunë të Tetovës, por punojnë kamarier në restorante ku edhe kryetari Kasami ka njohuri për këto raste, por i mbyll sytë shkaku se disa janë militant të partisë./TS/