Berisha krahason veten me miliarderin amerikan, Steve Jobs

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.


Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një I Pad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.

“Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një I Pad-in ndryshoi botën, ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike.