Aleksia Peleshi, vajza e ministrit “Niko Peleshi” është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja që ajo ka pasur me aktorin, Romeo Veshaj.

Pavarësisht ndarjes, Aleksia vazhdon të zgjojë kuriozitet te publiku për jetën e saj private dhe kjo vihet re nga ndjekësit e shumtë që ajo ka në Instagram.

Së fundmi, e pyetur se çfarë thotë babai i saj kur ajo del nëpër portale, Aleksia u shpreh: “Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta e tij private të komentohet shumë. Në jetën reale është shumë gallatë, me kitare në dorë. I them hajde të bëjmë video dhe thotë ‘jo se na kanë bërë si lolo’”.