Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

Situata në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë mbetet e rëndë. Zëvendësministri i mbrojtjes që tha se luftimet janë me intensitet maksimal, pasi rusët po sulmojnë pozicionet ukrainase në disa zona, në të njëjtën kohë.

Zyrtarët ukrainas thanë për agjencinë e lajmeve AFP se rusët kanë sulmuar më shumë se 40 vendbanime në përpjekjet e tyre për të marrë qytetet strategjike të Severodonetsk dhe Lysychansk.

Bombardime në qytetin verilindor të Kharkiv-it dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 8 civilë të vrarë, përfshirë një foshnje dhe 17 të plagosur.

Ndërkohë, teksa vështirësitë për nxjerrjen e grurit nga Ukraina vazhdojnë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska mund të japë një “kontribut të rëndësishëm” për të shmangur një krizë globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet ndaj Rusisë.