Është arrestuar një burrë nga Podujeva, pasi i njëjta e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare  e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.