Alban Skënderaj ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e re të quajtur “Dalëngadalë”.

Projekti, që i dedikohet dashurisë, ka protagoniste në videoklip bashkëshorten e tij, artisten Miriam Cani.

Kjo këngë është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, me paraqitje të mahnitshme të çiftit.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet Skënderaj, kurse për producimin u kujdes Endri Shani.

Videoja ndërkohë është mundësuar nga produksioni ‘Talelli Productions’.

Të shumta kanë qenë reagimet që u bënë menjëherë pas publikimit të këtij projekti, me fansat që thurën lavde për Albanin si ‘qetësi për shpirtin janë këngët e juaja’.

Dyshja e njohur janë bashkë prej shumë vitesh dhe nga martesa e tyre kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.