A po kërkon VMRO vetëm zgjedhje apo janë të tjera agjenda të kësaj partie në këto momente delikate?!

Koment :Tetovasot


” Mali digjet dhe vajza krihet” .Kjo i shkon më së shumti situatës politike në Maqedoninë e Veriut.Bota është në luftë ndërsa këtu kërkohen zgjedhje të parakohshme në tentimin e rradhës që opozita maqedonase e VMRO-së përmes vartësve të tyre kërkon përmbysjen e pushtetit.
VMRO dhe fatkeqësisht jo vetëm tregojnë haptazi kundërthëniet që kanë me ndërkombëtarët mesazhet e të cilëve këto ditë shkojnë drejt asaj se duhet bashkëveprim i forcave politike në këto situata të jashtëzakonshme me luftën në Ukrainë .
A po kërkon VMRO vetëm zgjedhje apo janë të tjera agjenda të kësaj partie në këto momente delikate?! Kur kësaj i shtojmë edhe afërsinë që ajo ka me një parti pro ruse sic është Levica, atëherë dyshimet shtohen më shumë se në cdrejtim po shkojnë këto parti dhe poashtu në cdrejtim po e cojnë vendin që nuk është se ka një situatë perfekte përfshirë këtu krizën ekonomike dhe shumë cështje tjera por që ka rrugë të tjera për ta atakuar opozita një pushtet .

Në këtë lojë duket se po hyjnë edhe partitë shqiptare që VMRO u garanton se do ti merr me vete në ” fitoren e lavdisë ” së tyre .Por të jesh në pushtet për të realizuar agjenda të huaja dhe interesa maqedonase dhe të jesh forcë që merr legjitimitetin tek shqiptarët është tjetër gjë.

VMRO gjithë mllefin e ka tek BDI dhe dëshiron me cdo kusht ta amortizojë politikisht , por pa e ditur se forca e saj është tek votuesit shqiptarë dhe këto llogari i ka bërë gabim.VMRO dëshiron të godet një forcë shqiptare që vendimet i merr në Recicë dhe kjo e dëshpëron tejmase partinë e Mickovskit.

Ajo dëshiron të merr me vete parti që i ka në kontrollë dhe që i shërbejnë vetëm si dekor për ti instrumentalizuar më pas dhe duke i joshur vetëm me ca poste dytësore por për të realizuar më pas agjenda të tjera që vetëm shqiptare nuk mund të jenë.
VMRO-në të gjithë e dijmë si ka qeverisur dhe kthimi i tyre me gjithë këto nacionalizma të shprehur kaq hapur nuk i tmerron vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët njëkohësisht.Ka kohë që ata e kanë forcën elektorale te maqedonasit por nuk e kanë pushtetin sepse të gjithë e dijnë se cfarë do të thotë të jetë VMRO në pushtet .Të gjithë e dijnë por vetëm vartësit e tyre nuk e kuptojnë këtë.
VMRO ka ndezur retotikën e saj nacionaliste ditëve të fundit dhe kujton se do ta tremb partinë shqiptare në pushtet BDI-në.Kjo e fundit jo vetëm që nuk ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme por më shumë i konvenojnë asaj marrë parasysh 150 mijë votat e zgjedhjeve të fundit.Por nuk është momenti që të ketë zgjedhje kur bota po digjet nga konfliktet.