Kryeministri Kurti në Davos i bën thirrje Greqisë ta njoh Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Greqisë që ta njoh shtetin e Kosovës, duke iu bashkuar vendeve të BE-së të cilat e kanë njohur atë.


Kurti këtë e kërkoi gjatë një takimi në kuadër të margjinas së Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa shprehet përmes tëitter se me këtë veprim të Greqisë, bilanci tregtar mes të dyja vendeve do të rritej, përcjell klankosova.tv.

”Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror iu drejtova Shtëpisë Greke dhe ftova t’i bashkohemi vendeve të tjera të BE-së për të njohur pavarësinë tonë. Takimet tona, kulturore dhe diplomatike, bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”.