Gjigandi gjerman në prodhimin e veturave Volkswagen (VW), pavarësisht pandemisë së coronavirusit dhe luftës në Ukrainë, realizoi një fitim të madh prej disa miliardë eurosh në tre muajt e parë të këtij viti.

Rezultati i biznesit, para artikujve specialë, arriti në 8.5 miliardë euro, njoftoi Volkswagen mbi bazën e të dhënave paraprake. Kjo është 77 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Volkswagen shpjegon rritjen e fortë të fitimeve me “zhvillimin e fuqishëm operacional”.

Kompania nuk ka shitur më shumë vetura, por përkundrazi, nga janari në mars ka dorëzuar rreth gjysmë milioni vetura më pak se vitin e kaluar në të njëjtën kohë, që është një rënie prej 22 për qind.

Por ka pasur një rritje të kërkesës për vetura elektrike, të cilat shitën rreth 99 mijë njësi në tremujorin e parë.

Kërkesa për automjete elektrike është e lartë në mbarë botën, dhe po ashtu edhe librat e porosive, tha shefja e shitjeve, Hildegard Wortman.

Nëse nuk do të kishte probleme me dërgimin e lëndëve të para të nevojshme, numri i makinave elektrike të dorëzuara do të ishte më i madh, tha ajo. /Telegrafi/