Zhgënjim i thellë te Bayern Munich pas eliminimit në çerekfinale të Champions League. Thomas Muller, i intervistuar nga Amazon Prime pas barazimit të brendshëm fatal të mbrëmjes së sotme me Villarrealin: “Nëse merr parasysh vetëm këtë ndeshje, pa të parën, duhet ta kishim kaluar raundin në mënyrë bindëse!
Është e vështirë ta pranosh, unë e bëj. Nuk di çfarë të them. Është e hidhur të pranosh gola pas kësaj paraqitje. Me tifozët që na mbështesin, ne shtymë që në fillim. Duhet të bënim më shumë para portës”
Julian Nagelsmann në Ligën e parë të Kampionëve në stolin e Bayern Munichut duhet të mjaftohet me një eliminim në çerekfinale ndaj Hirushes Villarreal. Kështu trajneri foli për Amazon Prime pas ndeshjes: “Çelësi ishte ndeshja e parë, aty ku e humbëm ndeshjen.
Nuk luajtëm mirë në atë ndeshje, ndërsa sot bëmë shumë mirë. Taktikisht dhe nga pikëpamja e intensitetit, ishte një nga lojërat tona më të mira në muajt e fundit. Me duhet ta pranoj kete gje”.
Nderkohe, tifozeria e Bayern ne rrjetet sociale kerkon largimin e trajnerit pasi sipas tyre nuk i afrohet aspak pritshmerive te klubit dhe tifozerise. Ata kerkojne Hansi Flick, i hequr pas debateve me Salihamidzic mbi merkaton.