Një varr i ri masiv është raportuar pranë Mariupolit, tha këshilltari i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.

Ai tha se zyrtarët kishin marrë informacion në lidhje me një “vend varrimi masiv të banorëve të vrarë të Mariupolit në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës”.

BBC raporton se nuk ishte në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimin.

Andryushchenko u kërkoi gazetarëve të gjenin foto të varrit në imazhet satelitore dhe shtoi se ai ndodhej në rrethin Livoberezhnyy pranë varrezave të fshatit Vynohradne.

“Kjo dëshmon edhe një herë se pushtuesit po mbledhin dhe varrosin, ose djegin banorët e vdekur të Mariupolit në çdo lagje të qytetit”, shtoi ai.