A e ka tradhtuar Wanda Nara, Mauro Icardin me bodyguard-in? Kjo është pyetja që po qarkullon prej disa javësh në Argjentinë ku mediat vendase publikojnë një pjesë të bisedave të bukuroshes me njeriun e punësuar prej familjes. Në një mesazh që Agustin Longueira i ka dërguar, modelja i përgjigjet me dy zemra.
Një mesazh tjetër që vetë bodyguard e ka publikuar, i thotë se mediat do ta pyesin për skandalin, por ajo duhet të rrijë e qetë sepse ka studiuar çdo fjalë që duhet të thotë.
Një maratonë e gjatë gjyqesh mediatike që nuk dihet se ku e ka fundin. Telenovela më e nxehtë e verës do të vazhdojë dhe gjatë madje. E sigurt është që pas plasjes së skandalit, sulmuesi argjentinas nuk e ka parë më vendin e titullarit te PSG.