Tërmeti që tronditi sonte Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, e po ashtu u ndje dhe në disa zona të Greqisë, e kishte epiqendrën në Bosnjë Hercegovinë.

Nga Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave se tërmeti në orën 23:07:49′ ishte 5.7 ballë të shkallës Rihter dhe me intensitet makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.

Raport mbi tërmeto nxori dhe ministria e Mbrojtjes: “Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Mostar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 5 km, 202 km nga Tirana”.

Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin.

Ministria e Mbrojtjes tha se deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.