Skuadra e Real Madridit ka arritur edhe një fitore shumë me rëndësi në La Liga.

Lojtarët e Ancelottit triumfuan në udhëtim ndaj Osasunas me rezultatin 1:3.

David Alaba shënoi golin e parë në duel pas 12 minutave lojë – mirëpo festa e ekipit mysafir zgjati pak sekonda, pasi Budimir barazoi menjëherë rezultatin në aksionin vijues.

Në fundin e pjesës së parë, ishte sulmuesi Marco Asensio i cili realizoi për të rikthyer avantazhin e ekipit të Real Madridit.

Në pjesën e dytë, Real Madrid e nisi më mirë dhe kishte raste shënimi, por nuk i konkretizoi. Sulmuesi më në formë i tyre, Karim Benzema dështoi dy herë nga penalltia brenda 7 minutave. Fillimisht gaboi në minutën e 52’të, e më pas në minutën e 59’të.

Krejt në fund, Lucas shënoi për rezultatin final 1:3.

Real Madrid me këtë fitore shkon në kuotën e 78 pikëve – kurse Osasuna mbetet në vendin e 9’të në 44 pikë.

Madrilenëve iu duhen vetëm edhe katër pikë për t’u shpallur kampion.