Presidenti Vladimir Putin ka pohuar se Rusia do të arrijë objektivat e saj ushtarake në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, të cilat, thotë ai, do t’i lejojnë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre normale, shkruan BBC.
Gjatë një fjalimi të mërkurën, Putini ka thënë se Moska ka qenë e detyruar që të nisë këtë “operacion ushtarak” në Ukrainë për shkak të “tragjedisë” që po ndodhte në Donbas.
“E thashë që në fillim – qëllimi i këtij operacioni është të ndihmojmë njerëzit tanë që jetojnë në Donbas”, tha ai.
Duke iu drejtuar një vajze që iu bashkua takimit nga Sevastopoli, Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, ai tha: “Ne do të veprojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të sigurohemi që jeta atje gradualisht do të bëhet normale, do të ndryshojë për mirë – ashtu siç u ndodhi, juve në Sevastopol”.