Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ishte mjafti mërzitur që skuadra e tij pa një gol të anuluar gjatë humbjes 3-0 në gjysmëfinalen e Kupës kundër Interit.
Pas kësaj humbje trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli e pranoi humbjen, por nuk e fsheh keqardhjen për golin e anuluar të Bennacer, që mund të rihapte ndeshjen.
LEXO EDHE:Lufta në Ukrainë/ Tenistët rus dhe bjellorus drejt përjashtimit nga ‘Wimbledon’
Ndër të tjera tekniku i Milan kërkoi nga djemtë e tij që të përqendrojnë të gjithë vëmendjen tashmë në Seria A, pasi duhet të fitojnë ndeshjet.
“Interi u tregua më i zoti se ne dhe shfrytëzoi mjaft mirë rastet e krijuara. Humbja është e pastër, por ne golin tonë e bëmë. Portieri nuk protestoi për asnjë moment për pozicion jashtë loje dhe ky është një rast i çuditshëm. Kundërshtarët protestuan për prekje me dorë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Nuk është momenti që të qajmë këtë humbje, pasi kemi fazën finale të kampionatit dhe duhet të reagojmë në mënyrën e duhur. I njoh mirë djemtë dhe e di që do të reagojnë që në ndeshjen e radhës ndaj Lazios”, deklaroi Pioli.