Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, bashkë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të zhvillojnë nesër vizitë edhe në Serbi.
Sipas një njoftimi të presidencës serbe ata do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ora 15:00.
Donfried dhe Escobar do të vizitojnë Ballkanin Perëndimor, vizita kjo që nis nga Kosova me takime me krerë të shtetit, njofton Klankosova.tv.
Më pas, zyrtarët e lartë amerikanë do ta vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.