Parlamenti i Pakistanit ka zgjedhur ligjvënësin opozitar, Shahbaz Sharif si kryeministër të ri të shtetit, një ditë pasi Imran Khan është rrëzuar në një votë mosbesimi.
Shahbaz Sharif, udhëheqës i një koalicioni opozitar ka punuar për të rrëzuar Khanin nga pushteti.
Votimi i mosbesimit kundër Khanit u mbajt pas ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë.
Ai u përpoq të bllokonte një përpjekje të mëparshme për votimin e mocionit të mosbesimit kundër tij, duke shpërndarë Parlamentin dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Megjithatë, Gjykata e Lartë e vendit e mbështeti një peticion të opozitës, sipas të cilit veprimet e Khanit ishin jokushtetuese, dhe urdhëroi që votimi të vazhdonte.
Kundërshtarët e Khanit ndërmorën hapa kundër tij pas pakënaqësive në rritje me menaxhimin e tij të ekonomisë dhe prishjes së marrëdhënieve me ushtrinë e Pakistanit.
Sharif, 70 vjeç, vjen prej një dinastie të fuqishme politike të Pakistanit.
Vëllai i tij më i madh, Nawaz Sharif, ka qenë kryeministër me tre mandate – herën e fundit nga viti 2013 deri më 2017.
Ai udhëheq njërën nga partitë kryesore opozitare të Pakistanit, Lidhjen Myslimane Pakistaneze Nawaz (PMLN).
Pakistani me ndërrimin e pushtetit qëndror ka ndryshuar kurs kur bëhet fjalë për politikën ndërkombëtare, duke u bërë një qeveri proevropiane. Mocioni i mobesimit të qeverisë në Pakistan i ngjan atij që u votua në Maqedoninë e Veriut, ku një deputet nuk votoi rrëzimin e Qeverisë proevropiane, në krahasim me situatën në Pakistan ku një deputet bëri të mundur që të krijohet një qeveri proevropiane.