Në orët e mëngjesit policia ka nisur një operacion Anti-drogë në Mitrovicë.
Kështu bëjnë të ditura burimet e Klankosova.tv brenda këtij institucioni.
Pas përfundimit të operacionit do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditës së djeshme në Zveçan policia ka sekuestruar drogë të llojit “Marihuanë”.
Drejtori i Anti-drogës Reshat Murseli, gjatë një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova njoftoi se vlera e drogës së kapur kap vlerën e 1 milion eurove.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katër persona.