Me sulmet që vazhdojnë në të gjithë Ukrainën, OKB-ja raporton se më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar tani nga vendi si rezultat i luftës,shkruan BBC.

Rreth 4,934,415 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë larguar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, duke cituar agjencinë e refugjatëve UNHCR.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta – kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë – janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Kjo do të thotë se më shumë se pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, një nga krizat më të shpejta të zhvendosjes dhe humanitare ndonjëherë.