Nuk do të besoni se çfarë i bën trurit tuaj zëri i nënës

Shkencëtarët e Universitetit Stanford në Kaliforni kanë konstatuar që truri i fëmijës reagon ndryshe dhe më aktivisht ndaj zërit të nënës


Kjo gjë deri diku sqaron dukurinë që njerëzit shpesh kanë ndjenjën që në kokë dëgjojnë zërin e nënës.

Truri zërat i regjistron dhe i percipon me pjesën e veçantë, mirëpo hulumtimi fundit ka treguar që zëri i nënës në trurin e fëmijës aktivizon edhe shumë pjesë të tjera të trurit, si p.sh. qendrat e emocioneve, shpërblimet, funksionet sociale, ekspresionin facial dhe dallimin e gjërave personale nga ato përgjithësisht të rëndësishme.

Rezultatet e hulumtimit, siç thonë shkencëtarët, janë të rëndësishme edhe nga aspekti i zbulimit t metodave të reja të shërimit dhe trapisë te fëmijët me autizëm apo me çrregullime të tjera nervore, transmeton Telegrafi.

Kanë marrë pjesë në hulumtim gjithsej 24 fëmijë të moshave nga 7 deri në 12 vjeç.

Me skanerin special MRI janë përcjellë reagimet e tyre ndaj zërave të tri fjalëve të palidhura të cilat i kanë shqiptuar nënat e tyre dhe femrat e tjera.

Hulumtimi ka treguar që fëmijët të cilët kanë reaguar fuqishëm ndaj zërit të nënës, zhvillojnë shumë më fuqishëm shkathtësitë e komunikimit.

Të gjithë fëmijët ndaj zërit të nënës kanë reaguar në mënyrë specifike, mirëpo te secili është shënuar reagimi dukshëm më aktiv sesa ndaj zërit të femrave të panjohura, gjë që edhe më çon në konkludimin që zëri i nënës për çdo fëmijë është i rëndësishëm, por edhe i veçantë.