Te Bayerni janë shprehur të dëshpëruar që rrugëtimi i tyre në Champions ka përfunduar në çerekfinale. Kampionin gjerman e ka eliminuar Villarreali spanjoll, me rezultatin 2:1 pas dy ndeshjeve.

“Nëse e llogarisim vetëm këtë ndeshje, pa ndeshjen e parë, atëherë ne është dashur të avancojmë në mënyrë bindëse. Është e vështirë të pranojmë këtë. Nuk di çka të them”, ka thënë sulmuesi i Bayernit, Thomas Mueller.