Edhe pse tashmë është gjithçka e qartë se hendbollisti kroat vdiq nga plagët e marra nga rrahja, sërish drejtoresha e Klinikës për anestezion, reanimim dhe mjekim intensiv, Maja Mojsova nuk ndërron qëndrim.
Edhe sonte në ClickPlus në TV21 deklaroi se te i ndjeri Denis Tot nuk janë vërejtur “shenja të dukshme të dhunës”.
“Sa i takon asaj që duket, nuk ka shenja të dukshme, nuk ka pasur mavijosje”, tha Mojsova.