Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric ka marrë një ofertë nga Juventusi, nëse këtë sezon mbetet lojtar i lirë.
Në shtator mesfushori mbush 37 vjeç, dhe me paraqitjet e fundit tregoi se mund të luajë ende në nivele të larta.
Kontrata e tij më Realin mbaron me 30 qershor dhe nuk ka një ofertë për të rinovuar kontratën me klubin spanjoll.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, Modric ka marrë dy oferta deri më tani, njëra nga Katari dhe tjetra nga Juventusi.
Klubi spanjoll nuk do të dëshironte një largim të Modric, pasi ata kanë nevojë për një mesfushor me përvojë.