Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj.

Rreth orës 08:35, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, shoferi i automjetit tip “Mitsubishi” ka përplasur një këmbësor dhe tre makina të parkuara. Ky i fundit është transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara(dëme materiale) dhe (këmbësorin)shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i “Mitsubishit”. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.