Mitrovicë: Pronari i motelit kërcënohet nga klienti që e dëboi

Pronari i një moteli në fshatin Shupkovc të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme ka dëbuar një klient, pasi i njëjti nuk respektonte rregullat e motelit.


Ai më pas ka raportuar në polici së është kërcënuar përmes telefonit nga klienti, njofton Klankosova.tv.

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 29.04.2022 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një moteli ka raportuar se është kërcënuar përmes telefonit nga një klient i dyshuar mashkull kosovar të cilin e kishin dëbuar nga moteli pasi i dyshuari nuk ka respektuar rendin e motelit. Është njoftuar prokurori, i dyshuari nuk është takuar nga policia. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.