Legjenda braziliane, Ronaldo në një intervistë të gjatë për “Sky Sport”, ka folur për shumë tema, e prej tyre edhe për luftën për titull të kampionit në Serie A.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Real Madridit, Interit e Milanit thotë se po e ndjek me vëmendje kampionatin italian, ndërsa e zbuloi edhe favoritin e tij për ta fituar në fund Scudetton.

“Është një garë e bukur ndërmjet Interit, Milanit e Napolit, por Juventusi nuk duhet të përjashtohet asnjëherë. Interi është skuadra që po luan më mirë në këto momente. Shpresoj që ‘Nerazzurri’ ta fitojnë përsëri titullin”, deklaroi ish-futbollisti i njohur brazilian.

Aktualisht, Milani i ka dy pikë më shumë se Interi në tabelë, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kohëve të fundit, “Rossoneri” kishin rënie të formës, e “Nerazzurri” ngritje.