Blogerja Zhaklin Lekatari, e njohur për deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe pa komplekse, ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta personale.

Në një intervistë me gazetaren Aulona Musta, aktivistja dhe drejtuese e blogut të saj prej shumë vitesh, “Tabu.al”, tregoi se për shkak të deklaratave që bën mbi informacionet që lidhen me seksin apo raporton në çift, disa herë ka marrë reagime negative në rrjetet sociale dhe jo vetëm, madje dhe kërcënime.

“Më ka ndodhur edhe në rrugë, më ka ndodhur që kam qenë e përndjekur, më ka ndodhur që kanë qenë përballë që më kanë ndaluar. Por në përgjithësi unë bashkëpunoj edhe me policinë, sivjet nuk kam bërë ende asnjë denoncim por vitet e kaluar kam bërë 4-5 denoncime në vit. Më thonin të mbyllja gojën, të mos flisja më, të mos bëja postime, të heshtja, të vdisja. Nga më të ndryshmet. Nuk kanë qenë njerëz që unë i njoh personalisht. Më ka ndodhur edhe dhunë fikzike, më ka dhembur po edhe policia më ka ndihmuar”, tha ajo në “Natë më Aulonën”.

Zhaklin zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie, dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat”.

“Unë që kur kam filluar “Tabu” dhe deri tani, nuk kam pasur një marrëdhënie. Pra unë kam një dekadë që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale. Jam në një marrëdhënie me dikë që mund ta quaj partner. Sepse kjo gjë që bëj unë i tremb njerëzit. Unë i tremb burrat, ata tremben të raportohen me mua. Gjendem gjithmonë në një marrëdhënie që pas disa muajsh personi tjetër më thotë “ndihem inferior sepse ti bën shumë gjëra në krevat”, zbuloi ajo.

E pyetur se si lindi ky pasion, Zhaklin tregoi se gjithçka ka nisur nga nevoja që ajo ka pasur për t’u shprehur pas një ngjarjeje të rëndë dhe negative që ka ndikuar në jetën e saj. Ajo shtoi se menjëherë ka marrë shumë reagime, pas nisjes së blogut të saj.

“Ky pasion lindi nga nevoja që unë kisha për t’u shprehur, për një ngjarje negative që mua më kishte ndodhur, që më kishte bërë të reflektoja shumë dhe më kishte ndryshuar plotësisht. Dhe aty mendova që eksperiencën time ta ndaja me vajza dhe gra të tjera. E kisha të nevojshme të ndaja revoltën time dhe inatin tim me të tjerë”, tha ajo.